Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës shpërthimet kanë ndodhur në shtëpinë e qytetarit serb Slavolub Masic, transmeton Kosovapesss.
Përveç dëmeve materiale nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar.
Pas shpërthimit Policia e Kosovës së bashkë dhe karabinierët italian kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen autorët as motivet e këtyre shpërthimeve, përveç që bëhet e ditur se pronari i shtëpisë, ku kanë ndodhur shpërthimet, është punëtor në konviktin e studentëve serbë në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/