Telegrafi

Dy shpërthime në Mançester, ka edhe viktima (Foto/Video)

Dy shpërthime kanë ndodhur sonte në qytetin e Mançester të Anglisë, si pasojë e të cilave dyshohet se ka edhe disa viktima.

Shpërthimi ka ndodhur në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.

Nga shpërthimet raportohet se ka disa viktima dhe shumë të lënduar, por nuk ka ende një bilanc të saktë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për një sulm terrorist.

“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë”, tha  një nga dëshmitarët okularë.

Ndërkohë policia vendase i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të qëndrojnë sa më larg zonës ku ka ndodhur shpërthimi.

https://twitter.com/hannawwh/status/866775833553379328