Telegrafi

Dy shpërthime në kryeqytetin e Ugandës, raportohet për gjashtë viktima dhe disa të lënduar

Dy shpërthime kanë ndodhur në qendrën e kryeqytetit të Ugandës, Kampala, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe duke lënduar disa të tjerë thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njëri shpërthim ndodhi pranë parlamentit, derisa tjetri pranë selisë së policisë së qytetit.

Dëshmitarët e rastit treguan për masakër në vendngjarje, me makina të djegura dhe xhama të thyer. Më shumë bomba janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit, thane zyrtarët.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e shpërthimeve në vend.

Autoritetet e Ugandës kanë fajësuar militantët islamikë për bombardimet e mëparshme. /Telegrafi/