Telegrafi

Dy shpërthime në Algjer, së paku 45 të vdekur

Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, besohet se të paktën 45 vetë kanë humbur jetën në këto shpërthime, dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Algjeria edhe më herët gjatë këtij viti është goditur nga sulmet terroriste, që besohet të kenë lidhje me rrjetin e Al-Qaedas. Në një atentat kamikaz, në muajin prill të këtij viti, në Algjer, u vranë 33 vetë.