Site icon Telegrafi

Dy shpërthime brenda ditës në Turqi, vriten 6 veta dhe lëndohen 180 të tjerë

Dy sulme me bomba janë kryer në afërsi të stacioneve policore në dy qyteza të Turqisë lindore.

Mëngjesin e sotëm, një sulm me bombë është kryer në afërsi të stacionit qendror policor në Van, duke vrarë tre persona dhe lënduar 40 të tjerë.

Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër e ka goditur stacionin policor në qytezën e Elazigut, duke vrarë tre persona dhe lënduar 120 njerëz të tjerë.

Autoritetet në të dy qytetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmet, ndonëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për to.

Zëvendës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftëtarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjashëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.

Exit mobile version