Dy shpërblime në 7 muaj: Çifti fitojnë dy vetura luksoze, 10 mijë funte dhe benzinë falas (Foto)
Hakim Kasami
Pas shtatë muajsh që bashkëshorti i saj kishte fituar një makinë tip “McLaren”, 125 000 paund, Lakshmi Thurairatnum, fiton automjetin “Mercedes” me vlerë 95 mijë paund.
Ajo e fitoi atë në garën “The best of the best” të super makinave. Edhe bashkëshorti i saj, e mori makinën në të njëjtën garë.
Gjithashtu, çifti nga Epsom, Surrey, fitoi edhe një çmim prej 10 mijë paundsh. Paratë ishin të fshehura në bagazhin e makinave përkatëse, si dhe kanë për një vit benzinë falas.
“Ende nuk mund ta besoj se kam fituar. Kam qenë duke ushqyer djalin kur dikush troket në derë. Ngela pa fjalë kur mora vesh se isha fituese e një makine aq të shtrenjtë”, është shprehur gruaja. /Shekulli/