Dy persona nga Shkupi dyshohen se në periudhë prej katër vitesh (2010 deri 2014) në cilësinë e kryetarit të organizatës humanitare në disa raste ka paguar të holla si donacione të personave fizik dhe juridik të Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 83,087,820 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të dyshuarit në pagesa nuk llogariten dhe nuk paguan tatim mbi të ardhurat personale që arrin në 9,231,980 denarë, me të cilat e dëmton buxhetin e shtetit dhe kryerje të dy krimeve – “evazionin fiskal”.
Sipas policisë, mjetet e paguara në emër të donacioneve, LJ.I. ka fshehur tatim prej 1,245,033.67 denarëve, ndërsa R.SH. nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim mbi të ardhurat personale në vlerë prej 7,986,946 denarëve, me të cilat të dy kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 9,231,980 denarë, shumës sipas përllogaritjes dhe paraprakisht pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale për periudhën 2011 / 2014 arriti në 9,658,271 denarë. /Telegrafi/