Dy shkencëtarë në Google DeepMind dhe një biokimist amerikan janë nderuar me Çmimin Nobel për vitin 2024 në Kimi për zbulimet në parashikimin dhe dizajnimin e strukturës së proteinave.
Demis Hassabis, themeluesi britanik i DeepMind dhe John Jumper, i cili udhëhoqi zhvillimin e softuerit të parashikimit të proteinave AlphaFold të kompanisë, ndajnë çmimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Gjysma tjetër e çmimit iu dha Prof. David Baker, i Universitetit të Uashingtonit, kërkimi kompjuterik i të cilit ka çuar në krijimin e llojeve krejtësisht të reja të proteinave.
I shpallur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, fituesit ndajnë çmimin prej 11 milionë korona suedeze (810,000 £) për “Dizajni kompjuterik i proteinave dhe parashikimi i strukturës së proteinave”. /Telegrafi/