Site icon Telegrafi

Dy sfida të tjera në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë

(Foto: Facebook/Prishtina FC)

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e 14-të edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë) kur janë paraparë të zhvillohen dy ndeshje të tjera.

Llapi është nikoqir i Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pritet një përballje interesante mes skuadrave rivale.

Objektivi i nikoqirëve (që kanë tetë pikë) është që të shmangen sa më shumë nga zona e rrezikut, derisa qëllimi i kryeqytetasve (që kanë arkëtuar 18 pikë) është ngjitja në tabelë.

(Foto: Facebook/Prishtina FC)

Trepça ’89 dhe Besa zhvillojnë sfidën tjetër në stadiumin “Riza Lushta”, në përpjekje për të grumbulluar pikë shumë të nevojshme.

Vendasit kanë 14 pikë, megjithatë duan të shmangen nga zona e rrezikshme, ndërkohë që mysafirët ndodhen në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara nga 13 xhiro.

Që të dyja këto ndeshje fillojnë në orën 13:00. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/KF Trepça ’89 FC)
Exit mobile version