Të mërkurën luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë dy ndeshje që priten me vëmendje.
Skuadrat e Superligës A, Kastrioti e Vëllaznimi, takohen nga ora 18:30 në Ferizaj. Skuadra e Kastriotit ka mbetur prapa në garën për ‘play-off’, ndërsa synon që të zë vend në turneun final të Kupës së Kosovës. Synim të njëjtë ka edhe ekipi gjakovar.
Prej orës 18:30 takohen edhe Trepça e Deçani. Kjo ndeshje zhvillohet në Mitrovicë. Deçanasit e kanë fituar ndeshjen e fundit kampionale me “xehetarët” dhe udhëtojnë për të bërë befasi.
Ndërkohë Trepça pas disa dështimeve në Superligë, synon të bëhet pjesë e katërshes gjysmëfinale të Kupës.
Në ndeshjen Besa Famgas – Rahoveci, skuadra vendase llogaritet favorite e madhe. Edhe ndeshja në Pejë zhvillohet prej orës 18:30.