Site icon Telegrafi

Dy serbe vjedhin portofolin e një gruaje brenda një butiku, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Një vjedhje si në filma është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda një butiku në qytetin Novi Sad të Serbisë, në të cilën shfaqen dy vajza të cilat pa u menduar dy herë i vjedhin një gruaje portofolin që e kishte lënë brenda çantës së varur në karrocën e vogëlushit që flinte.

Ato shfrytëzuan prezencën e madhe të klientëve brenda butikut dhe përdorën një metodë interesante, ku njëra shërbente si mburojë derisa tjetra hapi çantën dhe mori portofolin, transmeton Telegrafi.

Portofoli gjendej në çantën e varur në karrocën e të birit të viktimës së vjedhjes, i cili në ato momente po flinte duke mos ndjerë as lëvizjen më të vogël.

Por, ky moment nuk i shpëtoi kamerave të sigurisë që filmuan çdo moment dhe në video duken dy vajza që sipas pamjes janë adoleshente. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version