Dy satelitë kanë mundur të përplasen mes vete në një zonë të populluar në Pittsburgh, SHBA – por për fat të mirë, kjo nuk ka ndodhur.
Të paktën kështu thonë disa analistë që i kanë monitoruar lëvizjet e pjesëve të orbitës në hapësirë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një të quajtur IRAS (13777), dhe tjetri është një anije hapësinore eksperimentale e lëshuar nga SHBA-të në vitin 1967.
@18SPCS confirmed the 2 inactive satellites (IRSA & GGSE-4) crossed paths without incident. 18th SPCS monitors space debris 24/7/365 & issues conjunction notifications every day to all Nations to support space flight safety. #KeepSpaceSafe pic.twitter.com/vijr6KH7hC
— U.S. Space Command (@US_SpaceCom) January 30, 2020
Ato kanë kaluar prani-tjetrit para mesnatës në natën e 29 janarit dhe paralajmërimi për përplasje ishte thënë se do të mund të ndodhte mbi Pittsburgh në SHBA.
Përplasjet që përfshijnë satelitë të mëdhenj me shpejtësi shumë të madhe (të njohur si hipervelocitet) janë të rralla dhe të rrezikshme, duke gjeneruar re të mbeturinave që rrezikojnë të tjerët rreth planetit.
Nëse do të ndodhte, kjo nuk do të ishte hera e parë që dy satelitë përplasën me njëri-tjetrin.
Here a video of the #IRAS satellite safety passing the predicted impact point with #GGSE4 @planet4589 pic.twitter.com/CrwD7H8dIT
— Jan Kansky (@jankansky) January 30, 2020
Në shkurt të vitit 2009, dy satelitë u përplasën – një satelit aktiv Iridium 33 i cili u operua nga Iridium Communications LLC me qendër në SHBA dhe Kosmos 2251, një satelit i dekompozuar rus.
Përkundër faktin se nuk ndodhi, mundësia e një përplasjeje tjetër satelitore do të bëhet më e shpeshtë në të ardhmen pasi më shumë satelitë dërgohen në hapësirë. /Telegrafi/