Zinedine Zidane ka filluar t’i rikuperojë lojtarët e lënduar përpara ndeshjes që Real Madridi e zhvilluan kundër Valencias të dielën.
Të dy Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez janë kthyer në stërvitje me skuadrën këtë të enjte në mëngjes, duke i dhënë trajnerit një shtytje shumë të nevojshme.
Por Sergio Ramos, Alvaro Odriozola, Eder Militao, Marcelo, Fede Valverde, Eden Hazard dhe Rodrygo Goes janë të gjithë akoma jashtë shkaku i problemeve me dëmtimet, dhe të gjithë do të humbasin ndeshjen e fundjavës.
💯 Full focus ahead!
🔜 @valenciacf_en#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/1caSV9BFM7— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 11, 2021
Toni Kroos gjithashtu do të kthehet në ekip, pasi ka humbur ndeshjen ndaj Getafe për shkak të pezullimit.
Pas ndeshjes kundër Valencia, Real Madrid do të ketë një javë të lirë që do t’i lejojë vetës që të përgatitet për ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas.
✅ First training session of the week!#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/XkijjQ10xp
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 11, 2021
Zidane shpreson që Valverde të kthehet në kohë për të luajtur ndaj italianëve. /Telegrafi/