Dy vëllezërit reperë nga Ferizaj, Mozzik dhe Getinjo, kanë njoftuar se shumë shpejt do të sjellin një bashkëpunim me titull “Tony Montana”.
Getoar dhe Gramozi Aliu, që janë pjesë e “OnRecords”, bashkëpunimin e parë e kishin paralajmëruar qysh moti, ndërsa tani duket se pritjeve po u vjen fundi.
“Dy vllazni, një nanë, një qëllim. ‘Tony Montana’ po vjen! Getinjo ft. Mozzik”, ka shkruar vëllai i vogël Mozzik në Instagram.
Kënga e fundit e Mozzik është “Dhezu” e lansuar tre muaj më parë, ndërsa Getinjo para katër muajve lansoi “Lavire”.