Pas konfirmimit të dy rasteve të para me Coronavirus, ka reaguar zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe.
Braçe iu bën thirrje qytetarëve për vetëkontroll dhe qetësi.
“Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo! Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë, pjesa tjetër është higjiena, higjiena! Lani duart shpesh dhe për 40 sekonda me ujë e sapun, dezinfektoni me solucione me bazë alkoolin, të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, posaçërisht shkollat duhet të 100 fishojnë kujdesin ndaj higjienës, mos prekni gojën, hundën e sytë me duar të palara, virusi hyn në trup prej tyre! Mbroni fëmijët dhe të moshuarit! Është detyrë!”, shkruan në rrjetet sociale.
TANI DUHET QETESI,
VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE
CDO RREGULL TE SHPALLUR,
VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka… https://t.co/6ahCs0wFoj
— Erion Brace (@ErionBrace) March 9, 2020
Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para të Coronavirusit. /Telegrafi/