Telegrafi

Dy raste të reja të kafshimeve nga qentë endacakë në Shkup

Dy qytetarë të Shkupit dje në Stacionin policor Qendër kanë denoncuar sulm nga qentë endacakë.

Siç informojnë nga MPB-ja, rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në ora 7:15 në rrugën “Llazar Liçenovski”, kur 59 vjeçari M.S. është sulmuar nga katër qen endacakë dhe është kafshuar në pjesën nën gjurin e këmbës së majtë. M.S. ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Trifun Haxhi Janev”, ditën e enjte rreth orës 22, ku J.S. (25) ka qenë e sulmuar nga disa qen endacakë dhe është kafshuar në këmbën e djathtë dhe poashtu ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup./Telegrafi/