Dy raste të reja të fruthit janë konfirmuar në laborator. Bëhet fjalë për një fëmijë dy vjet e gjysmë nga Kumanova dhe një grua e moshës 32-vjeçare nga Shuto Orizari.
Këto raste nuk janë të lidhura epidemiologjikisht, informon sot në web-faqen Instituti për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e shërbimi epidemiologjike në Qendrën për Shëndet Publik Shkup dhe Qendrën për Shëndet Publik Shkup, siç theksojnë po ndërmerren aktivitet dhe masa në terren për zbulimin e kontakteve, kontrollimin e statusit së vaksinimit dhe vaksinimin e tyre në përputhje me rregulloren dhe kalendarin e imunizimit.
Me këto dy raste gjatë këtij muaji janë regjistruar nëntë raste me fruth. Nga do shtatë janë fëmijë nga lagjja e Shkupit Radishan, ku nga 19 dhjetori u shpall epidemia./Telegrafi/