Telegrafi

Dy raste të reja me COVID-19 në Gostivar, që të dy janë personel shëndetësorë

Pas shtatë ditësh qetësi nga pandemia Covid 19 në Gostivar, ditën e sotme janë vërtetuar dy raste pozitive në qytetin e Gostivarit.

Sipas televizioni lokal ‘TV2’, dy raste të reja me coronavirus në Gostivar të cilët pritet të konfirmohen sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Që të dy janë personel shëndetësor ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa në izolim shtëpiak janë dërguar të gjithë ata që kanë pasur kontakt me ta./Telegrafi/