Site icon Telegrafi

Dy raste të reja me coronavirus në Zelandën e Re, dy gra udhëtuan nga Britania

Zelanda e Re ka raportuar për dy raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit, e fjala është për dy gra që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për të ndjekur nga afër ceremoninë mortore të prindërve.

Këto dy gra rreth të 30-ve, kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për në Zelandë të Re për të marrë pjesë në varrimin e prindërve në Wellington, transmeton Telegrafi.

Ato kishin mbërritur atje më 7 qershor përmes Dohas dhe Brisbanes duke u detyruar të vetëizolohen në Oakland, ku edhe i janë nënshtruar testit si dhe morën leje të veçantë për pjesëmarrje në ceremoni”.

Ato udhëtuan me veturë nga Oakland për në Ëellington, ku të dyja tani janë futur në vetëizolim. E për shkak të këtyre rasteve të reja, në Zelandën e Re kanë filluar testimet për COVID-19 për të gjithë ata që kanë pasur kontakt me këto dy gra, që përfshin pasagjerët, ekuipazhin gjatë fluturimit si dhe anëtarët e familjes në Wellington.

Kujtojmë që në Zelandën e Re janë regjistruar në total 1.506 raste me coronavirus, derisa 22 tjerë kanë humbur jetën. Ky vend gjatë javës së kaluar hapi kufijtë, por edhe hoqi distancën sociale dhe masat kufizuese ekonomike – kjo ndodhi pasi që për javë të tëra nuk ishte raportuar për ndonjë rast të ri me COVID-19.

Kryeministrja Jacinda Ardern, megjithatë ka paralajmëruar se rastet e reja me coronavirus mund të shfaqen në të ardhmen, ku në këtë vend ka filluar rikthimi i qytetarëve në vendlindje por edhe të huajve që kanë leje të veçanta. /Telegrafi/

Exit mobile version