Telegrafi

Dy raste të reja me coronavirus në Gostivar

Epidemiologët zbuluan dy raste të reja me coronavirus në Gostivar. Bashkërisht me rastet e reja në Komunën e Gostivarit ka katër raste aktive me coronavirus.

Sipas informacioneve të shtabit komunal, dy rastet e reja janë regjistruar në fshatin Çegran, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke marrë parasysh se rastet e reja punojnë në ente publike, epidemiologët  sot do të testojnë 50 kolegë dhe familjarë të tyre.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, vlerëson se gjendja është stabile, por paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve, si pjesë e valës së dytë të pandemisë.

Deri tani në Komunën e Gostivarit dhe komunat përreth, janë bërë 370 testime, ndërsa momentalisht ka tetë raste me coronavirus. Si pasojë e coronavirusit, që nga fillimi i epidemisë në Gostivar dhe komunat përreth kanë humbur jetën 3 persona./Telegrafi/