Gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.
Në të dyja rastet viktima kanë qenë gratë të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.
Rastet sipas raportit:
Prishtinë, 19.01.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij- viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar të procedurë të rregullt.
Prishtinë, 13.01.2022. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/