Telegrafi

Dy raste helmimi nga ushqimi në Maqedoni

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) bën të ditur se në fundjavën e kaluar janë regjistruar dy raste të helmimit nga ushqimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Helmimi më masovik ka ndodhur në pushimoren e Dojranit, ku janë hospitalizuar 20 fëmijë, të moshave nga 7 deri 14, me simptoma të vjelljes dhe diaresë.

Rasti tjetër ka ndodhur në lagjen Draçevë të Shkupit, ku janë paraqitur disa pacientë me simptome të ndryshme, pasi që kanë konsumuar ëmbëlsira nga një pastiçeri./Telegrafi/