Informacioni i ri në lidhje me çështjen e Byron Castillo trondit edhe një herë Kupën e Botës së Katarit 2022.
Majin e kaluar, gazeta MARCA publikoi ekskluzivisht një nga dokumentet që mund ta linin Ekuadorin pa një vend në Kupën e Botës pas ankesës së kombëtares së Kilit, në të cilën shkruante se Byron Castillo, lojtar që mbron ngjyrat e Ekuadorit, është me të vërtetë kolumbian.
Një muaj më vonë, gazeta ka pasur akses në dokumente të reja origjinale që do të ishin prova më e mirë për të verifikuar se futbollisti është vërtet kolumbian. FIFA i ka tashmë ato në posedim.
Avokati i Kilit, Eduardo Carlezzo, dha një konferencë për mediat të martën për të prezantuar hetimet e reja. Ndër të gjitha bien në sy dy: certifikata e pagëzimit dhe raporti i regjistrimit shëndetësor të Byron Castillos.
Dokumenti i nxjerrë me datën 1 qershor 2022, certifikata e lindjes pasqyron se lojtari u pagëzua më 25 dhjetor 1996 në Dioqezën e Tumaco (Narino, Kolumbi). Përveç kësaj, dokumenti në fjalë përfshin ceremoninë e pagëzimit.
Dokumenti i dytë përkatës korrespondon me regjistrimin e Byron Castillos në Shëndetin Publik Kolumbian.
Ky dokument zyrtar që e ka MARCA nxjerr informacionin e mëposhtëm: që Byron Castillo është brenda “Bazës së të Dhënave të Anëtarëve të Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Shëndetësi” brenda Departamentit të Narino, në komunën Tumaco.
Sipas avokatëve të Federatës së Futbollit të Kilit, futbollisti i cili aktualisht është me Ekuadorin “gëzon përfitimet dhe garancitë e të qenit shtetas kolumbian”.
Nga ana e saj, Kombëtarja e Ekuadorit tashmë i ka dhënë një përgjigje FIFA-s para se të dihet vendimi përfundimtar, i cili do të jetë më 10 qershor. Kanë mbetur edhe dy ditë kur do të dihet vendimi i FIFA-s.
Kili, por edhe Italia shpresojnë për një vend në Kupën e Botës Katar 2022 nëse Ekuadori përjashtohet. /Telegrafi/