Telegrafi

Dy raketa u hodhën drejt Zonës së Gjelbër të Bagdadit – afër ambasadës amerikane – njëra ra aty afër dhe tjetra u shkatërrua në ajër

Dy raketa u hodhën drejt Ambasadës së SHBA-së në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, dy javë pasi qarkulluan paralajmërimet për një sulm të mundshëm nga milicia e mbështetur nga Irani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një raketë u shkatërrua në ajër nga sistemi mbrojtës C-RAM nga forcat amerikane.

Ndërkohë që tjetra ra pranë zonës së Sheshit të Festimeve pranë Zonës së Gjelbër, duke dëmtuar dy makina dhe ra rreth 500 metra larg nga ambasada, shtoi raporti.

Të dy raketat ranë pranë bazës Union III, ku ndodhet një koalicion i udhëhequr nga SHBA me forcat irakiane që luftojnë ISIS-in.

Për fat të mirë, së paku deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë ndërkohë që forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për zbulimin e vendit prej nga erdhën ato.

Një zyrtar ushtarak amerikan i tha Reuters se sistemi kundër raketave dhe, ose C-RAM, rrëzoi njërën prej tyre dhe asnjëra prej tyre nuk ra në Ambasadën e SHBA-së.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se milicia e mbështetur nga Irani mund të rrisë sulmet ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri në javët e ardhshme, pjesërisht për të shënuar përvjetorin e vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis. /Telegrafi/