Telegrafi

Dy qytetarë të Kamenicës vdesin si pasojë e coronavirusit

Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se edhe dy qytetarë të Kamenicës kanë vdekur sot si pasojë e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Kastrati ka thënë se qytetarët janë të moshës 74 përkatësisht 71-vjeçare.

Lexo po ashtu Avdullah Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë.

“Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijesim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.”

“Ruani më të dashurit tuaj duke vendosur maskën, mbajtur distancë e duke pastruar duart. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kastrati, njofton Telegrafi.