Telegrafi

Dy qytetar të Mitrovicës arrestohen në Kukës

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës njofton se në dy raste të ndara ka arrestuar dy qytetarë nga Mitrovica.

Të mërkurën më 17 tetor njoftohet se në Morinë është arrestuar 29 vjeçari nga Mitrovica i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, përcjell Telegrafi.

Ai ishte dënuar nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në një rast tjetër policia shqiptare njofton se është arrestuar 58 vjeçari nga Mitrovica pasi të njëjtit ishte sekuestruar një pasaportë e falsifikuar.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.10.2018, në S.P.K.M Morinë, u kap shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar, S.B., vjeç 29, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 18.10.2018, në S.P.K Morinë, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar N.G., vjeç 58, banues në Mitrovicë Kosovë, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pasaportë në emër të një shtetasi tjetër, e falsifikuar. Nenet 283/a, 22 e 189 i Kodit Penal./Telegrafi/