Site icon Telegrafi

Dy qëndrime të Lëvizjes Besa: Kasami kryetar deri në kongresin e 24 shkurtit

Zhvillimet e fundit brenda partisë Lëvizja Besa kanë nxjerrë në pah dy grupime të cilat, siç mund të kuptohet, synojnë të marrin kontrollin e partisë.

Një njoftim që tashmë është publikuar edhe në Telegrafi Maqedoni, bën të ditur se lideri i deritanishëm, Bilall Kasami, është shkarkuar dhe se deri në kongresin e partisë, kryetar partie do të jetë Nexhmedin Karemani.

“64 nga gjithsej 107 anëtarë të Këshillit Qendor të BESA-s dhe deputetët e kësaj partia ku u diskutua edhe për përgjegjësinë e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë. Në mënyrë unanime u vendos për shkarkimin e liderit të partisë, Bilall Kasami”, deklaroi më herët, Orhan Murtezani, anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë.

Lexo po ashtu Bilall Kasami shkarkohet nga posti i kryetarit të Lëvizjes Besa (Video)

Ndërkohë, një njoftim tjetër thotë krejtësisht të kundërtën. Sipas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike, të mbajtur në Tetovë, është vendosur që kongresi të mbahet më 24 shkurt, 2018, kurse deri në kongres me partinë do të vazhdojë të udhëheqë kryetari i deritanishëm Bilall Kasami.

”Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime:
-Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018
-Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit
-Deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami
Poashtu Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa autorizoi komisionin për organizimin e kongresit që të merren me mbarrëvajtjen e procesit të zgjedhjeve brendapartiake deri në mbajtjen e Kongresit të parë”,(sic) thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Exit mobile version