Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo do të vazhdojë edhe me qendrat e tjera familjare në kryeqytet.
Postimi i plotë:
Investimi për përmirësimin e vazhdueshëm, në infrastrukturë dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.
Qendrat e Mjekësisë Familjare numër 2 dhe 4 janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë, për të vazhduar edhe me Qendrat e tjera në Kryeqytet.
#shendetesiaprimare #prishtina ./Telegrafi/