Dy pushues nga Kosova kanë rrezikuar jetën mesditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit.
Një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçare nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten dhe kanë qenë pushuesit ata që i kanë nxjerr në breg.
Të njëjtit janë marrë menjëherë nga ambulanca dhe janë transportuar në gjendje të rëndë për jetën.
40-vjeçari e ka gjendjen më të stabilizuar, ndërsa e reja është në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë për jetën, pasi kishte pirë shumë ujë./TCH/