Stafi në hotelin e Buenos Aires janë duke u hetuar pasi dyshohet se e furnizuan Liam Payne me substanca të forta narkotike në ditët para tragjedisë.
Punonjësit akuzohen për kontrabandë të lëndëve narkotike të ndryshme në suitën e këngëtarit të ndjerë në hotelin CasaSur.
Një pastrues dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se i fshehën substancat narkotike në kutinë e sapunit, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.
Pluhur i bardhë, kristale, tableta dhe pajisje të tjera u zbuluan në suitën e katit të tretë.
Policia i ka dërguar këto substanca për analiza.
Menaxhmenti i CasaSur mendohet se është vënë në dijeni për sjelljen e pazakontë të punonjësve, dhe ka shkarkuar një shkarkuar një anëtar të stafit.
Detektivët po ashtu e kanë intervistuar burrin për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne. /Telegrafi/