Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, tha se Kampionati Botërorë i Shotokanit, do të mbahet në Kosovë për herë të parë në historinë e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
Në anën tjetër, kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se një prej aktiviteteve që me së shumti promovon shtetin e Kosovës dhe avancon imazhin e tij është sporti kosovarë.
I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, i cili tha se kanë qenë shumë të lumtur që Posta e Kosovës ka pranuar editimin e një serie të pullave postare me këtë rast.
Kurse, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Hajdin Abazi u shpreh se është një rast që duhet shënuar me plotë meritë, sepse sot po ndodhin dy ngjarje që kanë karakter ndërkombëtarë. /KP/Telegrafi/