Edicioni i 47-të i Festivalit të Filmit të Roterdamit ka filluar. Pjesë e festivalit është edhe punëtoria Rotterdam Lab, që do të mirëpres përfaqësues të projekteve filmike nga Kosova.
Roterdam Lab fillon nga data 27 deri më 31 janar 2018 dhe në të marrin pjesë regjisorët Blerim Gjoci me projektin filmik ‘Kodra e Diellit’ si dhe Ujkan Hysaj me projektin ‘Hana’.
Rotterdam Lab ka për qëllim avancimin e producentëve në zhvillim nga e gjithë bota dhe krijimin e mundësive për njohuri dhe ekspertizë. Kjo punëtori është e organizuar nga tregu për bashkëprodhim ‘CineMart’, i njohur si tregu joformal i filmit, i ndjekur nga një numër i madh i profesionistëve ndërkombëtarë të filmit të cilët janë të interesuar të investojnë në projekte të reja filmike.
Ky program përfshin diskutime dhe punëtori me ekspertë nga industria e filmit. /Telegrafi/