Telegrafi

Dy pritjet fantastike të Alissonit që i ndihmuan Liverpoolit ta fitonte Ligën e Kampionëve

Nëse ndonjë tifoz i futbollit ka dyshuar për një moment në aftësitë e Alisson Becker, mbrëmë në finalen ndaj Tottenham Hotspurit ia ka vërtetuar të kundërtën.

Portieri brazilian bëri disa pritje gjatë finales duke arritur kështu që t’i ndihmonte Liverpoolit për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa ishte shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

‘The Reds’ fituan 2-0 me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origit, por që Tottenhami kishte disa shanse të mëdha gjatë ndeshjes, mirëpo në vend ishte Alisson Becker.

Ishin dy momente kur u mendua se Tottenhami do të shënonte në portën e Liverpoolit, mirëpo portieri brazilian shfaqi klasin e tij, duke i pritur me lehtësi ato gjuajtje.

Lexo po ashtu Momenti emocionues kur portieri i Liverpoolit, Alisson Becker feston në lidhje direkte me vajzën dhe gruan e tij shtatzëë

Alisson u transferua te skuadra angleze nga Roma për një shumë rreth 75 milionë euro, ndërsa të gjithë kishin dyshuar në nivelin e tij të lartë dhe çmimin e lartë që është paguar.

Portieri brazilian në këtë sezon mund të konsiderohet si numri një në botë, duke mposhtur konkurrencën e portierëve si Marc Andre Ter-Stegen (Barcelona) dhe David de Gea (Manchester United). /Telegrafi/