Nga: Ambrose Bierce
Përktheu: Salajdin Salihu
Dy politikanë shkëmbenin ide rreth një çmimi që ndahej nga shërbimi publik.
“Çmimi më i adhuruar është respekti i qytetarëve të mi”, tha politikani i parë.
“Kjo, pa dyshim, do të ishte diçka shumë e bukur. Fatkeqësisht, para se ta marrësh këtë çmim, duhet të tërhiqesh nga politika”, tha politikani tjetër.
Ata u shikuan në sy, butësisht dhe heshtazi. Pastaj politikani i parë mërmëriti: “Le të bëhet si do Zoti! Nëse nuk mund të shpresojmë për çmimin, së paku të jemi të lumtur me këtë që kemi”.
Duke ngritur duart e djathta lart u betuan se do të jenë të lumtur me pasurinë popullore. /Revista “Akademia”/