Policia ka ngritur kallëzime penale kundër dy punonjësve policorë në Kumanova, për të cilët mbrëmë u raportua se janë arrestuar dhe pritet procedimi i tyre para organit të akuzës. Veprat të cilat i ngarkohen zyrtarëve policorë janë “shpërdorimi me detyrën zyrtare”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “pengesë në dëshmim”.
I dyshuari i parë është nëpunësi me inicialet A.J i cili në vend që të kallëzon penalisht një shtetas për falsifikimin e një veture që ishte kapur nga doganierët, në fund të muajit dhjetor ka përgatitur dokumentacion mbi bazën e të cilit të dyshuarit për falsifikim ja ka kthyer automjetin e sekuestruar. Vërtetimin e manipuluar të cilin e ka dërguar në Prokurori Publike e ka autorizuar eprori i tij. Më këtë i kanë mundësuar të dyshuarit për falsifikim të përfiton dhe të mos përgjigjet penalisht, ndërkohë të kthen në pronësi veturën e konfiskuar.
Vepra tjetër për të cilën ndiqen penalisht inspektori A.J dhe eprori D.J ka të bën me një vepër penale ku ishte konfiskuar një pushkë automatike. Në procesverbal është konstatuar se është gjetur një pushkë, është dokumentuar dhe janë bashkëngjitur fotografi, por në dorëzimin e dëshmive ka munguar pushka. Me këtë veprim inspektori dhe eprori i tij kanë penguar vërtetimin e veprës penale.
Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së ka nisur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë. Të njëjtit pasditen e sotme janë sjellë para Prokurorit për krim të organizuar. Ndaj tyre pritet caktimi i masave të kujdesit./Alsat/