Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka konfirmuar se dy zyrtarë policor nga kjo komunë të cilët ishin testuar, kanë rezultuar negativ në testin e COVID-19.
Kastrati këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu uroi që të marrin lajme të mira edhe për të tjerat mostra për të cilat presin rezultate.
“Një lajm i mirë. Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra.#RriNshpi”, shkruan Kastrati.
Ndërsa, janë gjashtë raste të cilat kanë rezultuar negative në COVID-19, mbrëmjen e së premtes.
Nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjashtë raste janë shëruar, ndërsa gjashtë të tjera kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
E megjithatë situata duket të jetë nën kontroll, kjo pasi që të gjitha janë raste kontakti dhe kanë qenë e të izoluara. /Telegrafi/