Telegrafi

Dy policë dhe 20 pengje në Bangladesh, përgjegjësinë e merr ISIS-i

Sulmuesit e armatosur po mbajnë më shumë 20 pengje në një kafene në zonën diplomatike të kryeqytetit te Bangladeshit, në Daka.

Një shkëmbim armësh me policinë ka lënë të vdekur të paktën dy zyrtarë të policisë.

Derisa Policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, sulmuesit hodhën eksplozivë në drejtim të oficerëve, ka thënë një burim nga vendi i ngjarjes.

“Persona të armatosur po mbajnë pengjet në skuta në Artisan Bakery, një kafene mjaft popullore”, ka thënë për CNN pronari i kafenesë, Sumon Reza.

Reza tha se arriti të arratisej, sapo kanë hyrë gjashtë deri në tetë personat e armatosur në kafene.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë ISIS-i.