Telegrafi

Dy planet e Barcës për Fabregasin

Sport shkruan se Barca do të intensifikojë përpjekjet për transferimin e spanjollit javën e ardhshme, menjëherë pas përfundimit të sezonit në La Liga.

Barcelona dëshiron të ofrojë 40 milionë funte për kapitenin e Topçinjve. Sidoqoftë, kjo ofertë do të binte shpejtë në ujë, kur dihet se oferta fillestare duhet të jetë 50 milionë funte, aq sa kërkojnë drejtuesit në Emirates.

Plani B është të bëjë ofertë në formë të hollash plus një lojtar për Fabregasin. Barcelona është e gatshme të japë 25 milionë euro plus Yaya Touren për asin e Topçinjve. /Telegrafi/