Site icon Telegrafi

Dy pilotët e linjës ajrore britanike detyruan të bëjnë një ulje kur thithën erë të keqe në kabinë

Një pilot në komandë dhe kolegu i tij u dërguan me urgjencë në spital kur të dy kishin thithur një erë të keqe dhe u sëmurën në kabinë gjatë një fluturimi për në Londër.

Kapiteni dhe oficeri i parë i këtij fluturimi u detyruan të vendosnin maska oksigjeni pasi raportuan erën keq derisa ishin më shumë se 9,000 metra në lartësi të enjten në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Pasi ra në kontakt me shërbimet e urgjencës në terren, aeroplani i mbushur plot zbarkoi në aeroportin Heathrow pas ngritjes nga Newcastle.

Piloti dhe bashkë-piloti u dërguan në spital mes frikës se iu ishin ekspozuar kimikateve toksike. /Telegrafi/

Exit mobile version