Site icon Telegrafi

Dy pilotë i zuri gjumi gjatë fluturimit – humbën pikën e zbritjes së aeroplanit në pistë

Dy pilotë i zuri gjumi në fluturim dhe humbën pikën e zbarkimit të avionit në Etiopi, përpara se të zgjoheshin e të zbarkojnë aeroplanin në mënyrë të sigurt.

Trafiku ajror u përpoq t’i kontaktonte ata kur pilotët tejkaluan pikën e zbritjes në aeroportin Addis Ababa të Etiopisë.

Ekuipazhi i Ethiopian Airlines më në fund u zgjua nga alarmi i autopilotit dhe zbarkoi aeroplanin në pikën e dytë.

Fluturimi i së hënës me pasagjer u nis nga aeroporti i Khartoum i Sudanit.

Aeroplanit Boeing 737, me një kapacitet prej 154 vendesh, zakonisht i duhet më pak se dy orë në rrugën e tij midis vendeve fqinje. /Telegrafi/

Exit mobile version