Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën që ta fitojë derbin me Ferizajn.
Prishtina e Ferizaj u takuan të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Prishtina fitoi me rezultat 34-27.
Nga 6 gola për Prishtinën i shënuan Alma Nivokazi e Simone Keita. Kurse 5 herë realizoi Ivana Bojoviq.
Ferizajt nuk u mjaftuan 10 golat e Meri Koneskit. 5 gola i shënoi Mimoza Sefedini.
Prishtina është e dyta me 18 pikë. Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 14 pikë.
Të dielën u luajt edhe takimi Drita – Ulpiana. Fitoi shënoi Ulpiana me rezultat 31-18.
Ulpiana mban vendin e dhjetë me 4 pikë. Drita mbetet në kërkim të pikëve të para.