Të gjithë e dimë se alkooli nuk është i shëndetshëm. Alkooli ju dehidraton, si dhe e thanë lëkurën.
Dhe, sipas dermatologëve, disa pije të caktuara alkoolike ndikojnë më keq se tjerat në shëndetin tuaj të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Vera e kuqe
Na vjen keq, por vera e kuqe është pija më e keqe për fytyrën tuaj!
Alkooli është vasodilator, që do të thotë se e promovon hapjen e enëve të gjakut në lëkurë, e kjo shpie në skuqjen e fytyrës.
Vera e kuqe është më e keqja për fytyrë sepse është edhe lirues i histaminës, e cila gjithashtu e promovon skuqjen.
Margarita
Margarita është e dëmshme për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe kripës. Kjo shpie në një fytyrë të skuqur, dhe mos të flasim për efektet e plakjes të sheqerit në periudha afatgjate. /Telegrafi/