Telegrafi

“Dy peshq të mëdhenj”: Vëllezërit kosovarë kapen nga autoritetet zvicerane duke kontrabanduar marijuanë, tregohet vlera në treg e saj

Autoritetet zvicerane, përkatësisht ato të kantonit Aargau kanë kapur ata që mediat zvicerane i kanë quajtur “dy peshq të mëdhenj”.

Sipas medieve zvicerane, përcjell Telegrafi, pas hetimeve të gjera, ata ishin në gjendje të arrestonin një dyshe që dyshoheshin se kontrabandonin sasi të mëdha marijuane në Zvicër disa herë me ndihmën e autobusëve turistikë.

Kështu, siç vë në pah mediumi zviceran Blick.ch, bëhet fjalë për: kosovarin Rexhep D. – 42 vjeç, pronar i një kompanie udhëtimesh në Aargau dhe vëllanë e tij Kristjan D. – 38 vjeç (emra të ndryshuar).

Madje, siç shkruan më tej mediumi në fjalë, së bashku me Administratën Federale të Doganave, policia e kantonit Aargau në kantonin Vaud ishin madje në gjendje të ndalonin kontrabandën e drogës në veprim.

Por ata kishin qenë prej kohësh nën dyshime.

Kur erdhi momenti vendimtar, automjeti i dyshuar u ndalua disa kilometra pas kufirit zviceran.

Hetuesit më pas gjetën menjëherë atë që kërkonin në rimorkion e makinës.

Të fshehur pas “murit të dyfishtë”: 116 kilogramë marijuanë të paketuar në mënyrë perfekte, vlera e tregut e së cilës vlerësohet të jetë mbi një milion franga!

Pas kësaj, dy vëllezërit kosovarë, thekson mediumi zviceran, të cilët lëviznin me “makinën mbështetëse”, u arrestuan në vend – ashtu si dy kosovarë të tjerë që vozisnin autobusin dhe të katërtit tanimë thuhet se janë në paraburgim. /Telegrafi/