Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy personave i është ndaluar hyrja në Kosovë për një vit, pasi të dy ata në raste të ndryshme kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Rasti i parë ka të bëj me një shqiptar, shtetas të Serbisë i cili e kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale e i cili ka dalur para gjykatës me procedurë të shpejt.
Ai është dëbuar nga Kosova dhe i është ndaluar hyrja për 12 muaj.
“Fsh. Novosellë 13.07.2021 – 06:20. I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë ka dalur para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj”, thuhet në raport.
Rasti i dytë, ka të bëjë po ashtu me një shtetase të Serbisë, por nga komuniteti rom, e cila është dëbuar me forcë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e njëjta i është dorëzuar prindit të saj në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.
Po ashtu, edhe asaj i ndalohet hyrja në Kosovë për një vit.
“PKK. Dheu i Bardh 13.07.2021-06:0. Është raportuar se dyshuar femër Rome shtetase e Serbisë me vendim të prokurorit është depërtuar përmes PKK. Dheu i bardhë dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Të njëjtës i është lëshuar vendimi për largim me forcë , ndalim hyrje në R. Kosovës për një vit”, raporton PK-ja. /Telegrafi/