Telegrafi

Dy persona vjedhin kasafortën e një xhamie në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një person (imam i xhamisë së fshatit), ka raportuar se dy persona të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30 në fshatin Duraj, Kaçanik.

“Ankuesi mashkull kosovar  (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/