Një person (imam i xhamisë së fshatit), ka raportuar se dy persona të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30 në fshatin Duraj, Kaçanik.
“Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/