Site icon Telegrafi

Dy persona theren me thikë në Llaushë

Policia raporton se ka arrestuar dy persona në fshatin Llaushë të Skenderajt pasi që të njëjtit, pas një zënka kanë sulmuar me thikë dy viktimat duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa në vend-ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version