Site icon Telegrafi

Dy persona theren me thikë në Drenas

Një person nga Drenasi ka raportuar në Polici se për shkaqe të pa njohura është sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari.

Viktima është dërguar ne QKMF Drenas për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.

Lidhur me rastin ndihmë mjekësore në QKMF ka kërkuar edhe një mashkull, i cili po ashtu është i lënduar me mjet të mprehtë –thikë dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rast.

I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor.

Exit mobile version