Telegrafi

Dy persona të vdekur në një aksident në rrugën Shtip-Radovish (Foto)

Dy persona kanë humbur jetën këtë mëngjes në një aksident komunikacioni në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, në dalje të fshatit të Shtipit, Lakavica.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, informoi se makina e tipit “Volkswagen Sharan” rreth orës 6:40 ka dalur nga rruga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy bashkëudhëtarët, ndërsa shoferi dhe bashkëudhëtari i katërt janë hospitalizuar në Spitalin Klinik të Shtipit.

Organet hetuese po kryejnë hetim në vendin e ngjarjes për të vërtetuar arsyet e aksidentit.

Rruga për dalje nga fshati Lakavica njihet si “pika e zezë” në magjistralen Shtip-Radovish./Telegrafi/