Site icon Telegrafi

Dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në Florida, pasi sulmuesit dolën nga automjeti dhe qëlluan drejt një turme

Policia në SHBA po kërkon sulmuesit që hapën zjarr në një klub në Florida, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, tha drejtori i policisë Miami-Dade, Alfredo Ramirez III.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, një Nissan Pathfinder i bardhë u ndalë në një klub të bilardos në Hialeah midis orës 12 dhe 1 të mëngjesit, tha Ramirez.

Tre njerëz dolën me armë sulmi dhe pistoleta dhe filluan të qëllonin në turmën që ishte mbledhur për një koncert në vend.

Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 persona janë në spitale të ndryshme afër, u shpreh Ramirez.

Të paktën një nga ata të shtruar në spital është në gjendje kritike, deklaroi policia. /Telegrafi/

Exit mobile version